INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzat e Salianjit. Balla, të hënë padi në gjykatë

Akuzat e Salianjit. Balla, të hënë padi në gjykatë

Publikuar më: 13:18 13-10-2018

Pas akuzave të deputetit të PD, Salianji që tha se Balla është mik me trafikantin Edmond Bego e se kanë udhëtuar dhjetra herë bashkë jashtë vendit reagon dhe Balla. Ai në tëiter shkruan se Lulzim Basha po e shpërdoron Ervin Salianjin dhe se nëse ata kanë fakte le t’i drejtohen prokurorisë. Ndërsa lajmëron se për këto akuza do t’i paditë.
“Lulzim mjaft e shpërdorove Salianjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallëzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon të kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!”, shkruan Balla.

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992