INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kokaina rekord në Durrës, Salianji: Mesazh organizatorëve kush janë padronët e rinj

Kokaina rekord në Durrës, Salianji: Mesazh organizatorëve kush janë padronët e rinj

Publikuar më: 10:59 01-03-2018

Edhe këtë të enjte vijojnë ende debatet lidhur me sasinë rekord të kokainës të kapur një ditë më parë në Portin e Durrësit.

Në një postim në rrjetin social facebook deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji shprehet se kapja e 613 kg kokainë ishte meritë e partnerëve të huaj dhe jo e qeverisë Rama.

Sipas Salianjit, qeveria është e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe se ndalimi i kamionit ditën e djeshme u bë për faktin se bandat nuk po koordinohen siç duhet me kryeministrin Edi Ramën.

Për më tepër sipas tij ishte një mesazh për organizatorët për të treguar padronët e rinj.

Postimi i plotë


Si çdo ditë edhe sot media pasqyron operacionet ndërkombëtare ku kapen tonelata me drogë nga Shqipëria ndërkohë që qeveria e ka lënë sovranitetin në dorë të bandave. Sot raportohen më shumë se 5 Ton drogë të kapura në Itali dhe Greqi.

Dje, Meritojnë përgëzime prokurorët, efektivët dhe partnerët ndërkombëtarë që kapën më shumë se 600 KG kokainë dje, po rasti është një fshikullim për qeverinë dhe Ramën.

Pas shokimit dehës nga suksesi i kapjes së sasisë rekord te kokainës, ngrihen disa pikëpyetje që konfirmojnë rriskun e argumentuar se qeveria shqiptare është e përfshirë në këtë. Vetëm përfshirja qeveritare shpjegon krijimin e gjithë infrastrukturês për përpunimin dhe shtrimin e korridorrit të lirë për transportin e drogës.

Paralajmërimin që pas krijimit të infrastrukturës së kanabisit do të vinin drogat e rënda dhe trafiqet apo struktura ndihmëse pêr terrorristët, opozita ka 4 vite që e thotë.

Operacioni i kapjes se kësaj megasasie është rastësor dhe ka vetëm një shpjegim; është moskoordinimi mes bandave brënda qeverisë dhe vendosja e pikave mbi “i” se tek cilët persona duhet paguar nga sot e më pas.

Nëse sot janë kapur 180 milion Euro kokainë vetëm me një rrugë, kuptohet qartë se sa është sasia e lëvruar për më shume se katër vjet.

Kush ka fuqinë financiare në Shqipëri që të ketë vetëm në një rrugë tranziti 180 milion Euro? Sa persona e zoterojnë kete fuqi financiare në Shqipëri?

A mund të quhet i suksesshëm një operacion ku kapen 180 milion Euro kokaine dhe arrestohen vetëm dy shoferë, asnjë organizator, asnjë organizatë, as burime financiare, as lidhje politike!! Nuk zbulohet asnjë laborator se ku përpunohen këto sasi të mëdha.

180 Milion Euro janë të vēshtira për shtetin ti gjeje! Kjo mega sasi e kapur dhe zhurma për të bëhet vetëm pêr ti dhënë mesazh organizatorëve se kush janë padronët e rinj.

Për të kuptuar se çfarë sasie janë 180 milion euro, duhet thënë qe po ti kishte shteti shqiptar 180 milion për 5 vjet do kishte mbyllur rrugën e Elbasanit; do kishte paguar ndihmën ekonomike për 5 vjet për familjet qe iu ka hequr bukën e gojës; do ndërtonte 60 shkolla të reja pa PPP siç ka berë deri sot; do rriste rrogat dhe pensionet me 50 $ me shume ne muaj; do ulte çmimin e energjise elektrike; nuk do vendoste taksa të reja për banesat e qytetareve se mbledh as 1/3 e kësaj shume; do e ndërtonte Rrugën e Arbrit pa koncesion; e madje pse jo qeveria mund të vidhte pa pasur nevojë të bëheshin inceratorët me PPP, mund të vidhte 2 herë nga 100 milion pa pasur nevojë për check up ne shëndetesi… qeveria mund të blinte 4 palë zgjedhje lokale dhe të përgjithshme… ketë e ka bërë!

Article Logic
Execution time: 0.0034220218658447