INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brenda shtëpisë së Holtit që u vra në Kombinat gjenden shiringa dhe njolla...

Brenda shtëpisë së Holtit që u vra në Kombinat gjenden shiringa dhe njolla...

Publikuar më: 13:13 13-10-2018

Është arrestuar autori i vrasjes së 30-vjeçarit Olti Hajdarit. 30-vjeçari Hajdari është viktima që ndërroi jetë më datë 11 tetor në zonën e kombinatit. Autori është shtetasi Muhamet Sallahi, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Olti Hajdari u grabit dhe më pas u qëllua disa herë më thikë nga 25-vjeçari, për arsye që ende nuk dihen.

ABC Neës ka mundur të futet brenda ambienteve të banesës ku jetonte Holti Hajdari, i ati i së cilit ishte emigrant në Greqi, ndërsa nëna kishte ndërruar jetë disa vite më parë, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Pamjet nga brenda shtëpisë së Holtit janë rrëqethëse. Banesa e tij mbizotërohet nga pisllëku, teksa nuk mungojnë as vizatimet me dorë të lirë në mur, shiringat dhe një dyshek e një batanije e vjetër e hedhur në tokë, ku i riu gjente paqen gjatë natës.

Dyshohet se Hoti është qëlluar me thikë nga 25-vjeçari Muhamet Sallahi, brenda shtëpisë së tij, pasi aty janë gjetur njollat e para të gjakut. Më pas ai ka dalë jashtë banesës, duke lënë gjurmë kudo, deri sa është rrëzuar përtokë në rrugën kryesore dhe ka kërkuar ndihmë.

Article Logic
Execution time: 0.0021610260009766