INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Pastrimi i parave' te Komisioni i Sigurisë, 401 raste të dyshuara edhe politikanë të përfshirë

'Pastrimi i parave' te Komisioni i Sigurisë, 401 raste të dyshuara edhe politikanë të përfshirë

Publikuar më: 12:11 26-03-2018

Pastrimi i parave ishte tema kryesore e diskutimit sot në Komisionin e Sigurisë, ku raportoi Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave për vitin 2017. Drejtori i këtij institucioni, Arlind Gjokutaj, deklaroi se gjatë 2017 janë referuar 401 raste të dyshuara për pastrim parash, janë lëshuar 52 urdhra bllokimi për 11.2 milionë euro dhe janë sekuestruar rreth 9 milionë euro. Mes 401 rasteve kreyson trafiku lëndëve narkotike.

Gjithashtu, Gjokutaj deklaroi se janë verifikuar rreth 7000 persona për aktivitet të dyshimtë për pastrim parash.

“Viti 2017 ka qenë intensiv për institucionin tonë. Çështjet që meritojnë vëmendje: Vlerësimi nga komiteti Manival për pastrimin e parave. Jemi në një fazë të avancuar. Procesi përfshin institucione të rëndësishme, si BB, AMF, prokuroria, policia, Doganat, Tatimet, Ministria e Jashtme, etj. Para muajit korrikut do të kemi raportin, procesi është në vijim’ tha Gjokutaj.

Gjatë diskutimeve për raportin, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ngriti pyetje nëse ka patur raste të financimit të terrorizmit në Shqipëri e a ka politikanë të verifikuar për pastrim parash.
Në raportin e Komisonit thuhet se potencialisht është e mundur që aktivitete kriminal të financojnë terrorizmin. Ndërsa sa i përket politikanëve janë referuar 13 raste për korrupsion pasiv.

‘Të paktën në 4 vitet e fundit nga drejtoria jonë janë bllokuar 75 milion euro. Në këtë drejtim institucioni ka pasur një veprimtari në rritje. Kemi patur 5 raste të referuara për terrorizëm, bashkëpunimi me agjencitë e tjera është shumë i mirë.Verifikimet për politikanët, janë 13 raste të referuar për korrupsion pasiv. Këta nuk janë detyrimisht politikanë, por futen tek personat që kanë detyrim të deklarojnë pasurinë’.

Article Logic
Execution time: 0.0038740634918213