INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktori juaj i preferuar turk në gjendje të keqe shëndetësore, do t'i nënshtrohet operacionit [FOTO]

Aktori juaj i preferuar turk në gjendje të keqe shëndetësore, do t'i nënshtrohet operacionit [FOTO]

Publikuar më: 19:41 03-12-2017

Ata janë aktorët më të kërkuar në Turqi, por janë bërë të famshëm edhe në vendin tonë falë serialeve të shumtë që jepen nëpër televizione të ndryshëm. Fama e tyre i ka kaluar kufijtë e Turqisë dhe të gjithë shqiptare i njohhin falë roleve të tyre shumë të dashura në seriale të ndryshme. Emrat si Kivanç Tatlitug, Çagatay Ulusoy apo Burak Özçivit tashmë janë të njohur për publikun, por njëri prej tyre nuk po kalon një periudhë të mirë.
Bëhet fjalë për Burak Ozçivit i njohur me emrin "Kemal" i cili është aktori i preferuar i shumë vajzave në vendin tonë, mes tyre dhe personazheve të famshëm si Klea Huta, Adelina Tahiri, Adelina Berisha etj. Pasi u aksidentua në xhirimet e serialit"Can Feda", tani aktorit i ka dalë një problem tjetër. Së shpejti do t’i nënshtrohet një operacioni sapo të mbarojë xhirimet e serialit, siç shkruajnë mediat turke. Ai vuan nga hemorroidet dhe gjatë kësaj kohe aktori po ndjek dietën që i ka dhënë doktori.

kemal.png

Article Logic
Execution time: 0.0033440589904785