INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident i rëndë në Bulqizë, vdes një 25-vjeçari [FOTO]

Aksident i rëndë në Bulqizë, vdes një 25-vjeçari [FOTO]

Publikuar më: 12:49 04-02-2018

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 25 vjeçari është regjistruar në Dibër.

Mësohet se aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Peshkopi-Bulqizë.

Informacion paraprak nga Policia e Dibrës:

Rreth orës 10.05, në vendin e quajtur Peladhi -ura e qytetit Bulqizë, një mjet ka dalë nga rruga.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se shtetasi J.D, rreth 25 vjeç, banues në Maqellarë, duke drejtuar automjetin tip "Golf 4" ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Në automjet udhëtonin dhe dy pasagjerë familjarë të drejtuesit të mjetit të cilët nuk kanë pësuar lëndime.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

auto_aksidenti_bulqize1517739527.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109