INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A janë bashkë? Çfarë s’u tha për ta, Nora Istrefi flet publikisht për ndarjen nga Roberti: Jetës nuk i dihet...[FOTO]

A janë bashkë? Çfarë s’u tha për ta, Nora Istrefi flet publikisht për ndarjen nga Roberti: Jetës nuk i dihet...[FOTO]

Publikuar më: 11:14 09-06-2019

Ata janë një ndër çiftet më simpatikë në shoëbizzin shqiptarë dhe shumë të dashur për publikun. Marrëdhënia e Nora Istrefit dhe Robert Berisha është komentuar dhe aluduar gjithmonë në mediat rozë ku shpesh hamendësohet se çifti mund të jetë ndarë.

Roberti i mohoi para disa ditësh këto zëra dhe të njejtën gjë ka bërë edhe Nora mbrëmjen e kaluar në emisionin e Ermal Mamaqit ku foli për marrëdhënien me Robertin.

“Mirë jemi, Roberti është mirë si fizikisht, profesionalisht dhe shpirtërisht me siguri. Unë i respektoj gazetarët që shkruajnë sepse kanë nevojë për lajme, por me thënë të drejtën, kur është një lidhje e gjatë si ajo e imja me Robertin ka uljet dhe ngritjet e veta, dhe kjo marrëdhënie nuk ka qenë imune ndaj lajmeve të tilla. Ne vazhdojmë të jemi prindër dhe bashkëshortër. Jetës nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhë dhe ne të ardhmen nuk mund ta parashikojmë”,-është shprehur Nora.

Ata janë çift shumë i bukur, i shëndetshëm dhe ne e duam shumë të voglën Renee!

BAILANDO.png

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719