INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të ekstradohet Ballist Morina drejt Serbisë? Ja përgjigja e ministres serbe të drejtësisë...

A do të ekstradohet Ballist Morina drejt Serbisë? Ja përgjigja e ministres serbe të drejtësisë...

Publikuar më: 18:09 03-01-2018

Kohët e fundit është diskutuar shumë ekstradimi i Ballist Morinës, drejt shtetit serb. Pasi ky i fundit ngriti flamurin shqiptar në Beograd, nga ku po luhej ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila përfundoi në sharje, ofendime, grushte, karrige kokës etj, kundër lojtarëve të kombëtares shqiptare, vetëm për shkak të ngritjes së flamurit shqiptar. 

Ministrja serbe e drejtësisë, Nele Kubureviç, në një intervistë për “Blic”, ka folur edhe në lidhje me çështjen e ekstradimit të Ismail Morinës në Serbi. Ajo thotë se ka pak gjasa që diçka e tillë të ndodhë, pasi afatet ligjore janë plotësuar, por ekstradimi ende nuk ka ndodhur.


Kubureviç shprehet se nuk ka informacion nëse homologu i saj kroat do të marrë vendimin për ekstradimin e Ballistit, transmeton panorama. Morina është në paraburgim në Dubrovnik që nga qershori i vitit 2017, kur u arrestua pasi një urdhër arresti serb për shkak të hetimit të nisur në Beograd në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri në nëntor të 2014, ku Ballisti ngriti edhe dronin që solli ndërprerjen e ndeshjes. Mbi shqiptarin rëndon akuza për veprën penale lidhur me urrejtjen racore, fetare dhe kombëtare.

Article Logic
Execution time: 0.0034229755401611