INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandal në Fier, nëna nxjerr në shitje fëmijët[FOTO]

Skandal në Fier, nëna nxjerr në shitje fëmijët[FOTO]

Publikuar më: 17:42 03-01-2018

Një nënë nga Fieri me inicialet E.R, ka tronditur rrjetin social me postimin e saj. Nëna ka nxjerrë në shitje dy fëmijët e mitur për inat të ish-burrit.

Denoncimi është bërë në redaksinë e newsbomb.al nga babai i fëmijëve me inicialet V.G., banues në Tiranë, i cili i shqetësuar thotë se ky postim vjen si “hakmarrje” e ish-gruas së tij.
I riu, baba i dy fëmijëve, i martuar tashmë me një grua tjetër thotë se ish-gruaja e tradhtonte dhe pas shumë kohësh ata janë divorcuar. Tashmë ajo nuk e lejon që fëmijët ta takojnë dhe është larguar në Greqi te prindërit e saj.
Por përtej historisë së çiftit, newsbomb.al vendosi ta publikojë këtë denoncim për vetë përmbajtjen e rëndë të statusit që nëna e këtyre dy fëmijëve ka bërë në rrjetin social ku thotë se nxjerr në shitje të vegjëlit e saj. "Po nuk u shitën urgjent do i vras se ma kanë sjellë në majë të hundës. Unë dua të shijoj jetën si beqare", shkruan gruaja nga Fieri.

fem.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029118061065674