INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 muaj pas ndarjes së bujshme, MOZZIK dhe LOREDANA marrin vendimin DRASTIK! Reperja i shkruan mesazh në emision! [VIDEO]

4 muaj pas ndarjes së bujshme, MOZZIK dhe LOREDANA marrin vendimin DRASTIK! Reperja i shkruan mesazh në emision! [VIDEO]

Publikuar më: 15:10 08-12-2019

Reperi i njohur Mozzik dhe Loredana mund të jenë ndarë, por dyshja vazhdon të mbetet ende në qendër të vëmendjes. I ftuar në emisionin ‘Prive’, Mozzik ka zbuluar të reja nga jeta e tij private, ku kryesor është raporti që ai ruan me ish partneren.

Mozzik pranoi publikisht se është ndarë nga Loredana dhe martesa e tyre po shkon drejt divorcit, një vendim i marrë ky nga të dyja palët. Reperi shtoi se ata ruajnë një marrëdhënie të mirë dhe bashkë flasin të paktën një herë në ditë. Ata i bashkon vajza e tyre Hanna dhe gjithmonë do të kenë një arsye për të komunikuar.

I pyetur nëse “Dhelpër dinake”, është dedikim për Loredanën, Mozzik dha përgjigjen më të bukur.

Ai tregoi se nuk mund të quajë nënën e vajzës së tij, dhelpër dinake.

“Kjo këngë nuk është dedikim për të. Unë nuk mund të quaj dhelpër dinake nënën e vajzës sime. Vajza ime është gjatë gjithë kohës me të”, shprehet Mozzik dhe më pas tregoi se ka në dorë një këngë me tekst dashurie.

Teksa reperi po fliste për kontaktin e tij me Loredanën edhe pas ndarjes, kjo e fundit i shkroi mesazh dhe këtë e tha vet Mozziku.Momentin mund ta shihni në videon e mëposhtme në minutën 6:42:

Article Logic
Execution time: 0.0030310153961182