INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana bën gjestin e veçantë për fëmijët e prekur nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri! [VIDEO]

Luana bën gjestin e veçantë për fëmijët e prekur nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri! [VIDEO]

Publikuar më: 15:05 08-12-2019

Moderatorja e njohur e publikut shqiptar, Luana Vjollca vendosi që këtë të shtunë mbrëma të sjellë për teleshikuesit një emision i frymëzuar i gjithi nga ngjarja e tërmetit së datës 26 nëntor.

Për të lehtësuar pak dhimbjen dhe për ti falur sa më shumë kënaqësi fëmijëve të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit, Luana ka ftuar 8 fëmijë pjesë e emisionit të saj të fundit. Një gjest tepër unik dhe për tu vlerësuar në maksimum, kjo ide e Luanës.

Në sfidën mes skuadrave ata duhet të zbukuronin 2 pemë Krishtlindje të cilat do të qëndrojnë në studio deri në fund të këtij sezoni dhe të gjitha dhuratat u dhanë pikërisht në këtë moment. Luana Vjollca ju dha të drejtën ti hapnin dhuratat në studio dhe me gëzimin e tyre e me interpretimin fantastik të “Ëe are the ëorld” nga Fifi, u mbyll kjo puntatë e “Shiko Kush LUAN”.

Fokusi kryesor ishin fëmijët që fatkeqsisht po kalojnë momente të vështira në këto ditë të ftohta dhjetori. Megjithatë gëzimi në sytë e tyre ishte edhe qëllimi i kësaj të shtune dhe kjo u arrit me shumë sukses.

Article Logic
Execution time: 0.0043430328369141