INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
STRESI shtëpi për shtëpi në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti, MOZZIK ka dy fjalë zemre për t’i thënë: Ta ndiej dhimbjen se…[FOTO]

STRESI shtëpi për shtëpi në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti, MOZZIK ka dy fjalë zemre për t’i thënë: Ta ndiej dhimbjen se…[FOTO]

Publikuar më: 17:30 04-12-2019

Stresi është një nga personazhet që po jep kontributin e tij lidhur me familjet e prekura nga tërmeti. Reperi ka vendosur të vizitojë nga afër shtëpitë e dëmtuara dhe banorët që kanë mbetur në qiell të hapur, për të kuptuar edhe më mirë nevojat urgjente të tyre.

Një përgëzim për nismën e ndërmarrë nga ana e Stresit ka ardhur nga Mozzik, i cili ka komentuar: “Ta ndjej dhimbjen sepse shihesh që ke shpirt burri, i do njerëzit o vëlla! Zoti ta shpërbleftë në më të shtrenjtën që ke në jetë: Nënën!” Ky koment nuk mund ta linte indiferent Stresin, i cili e ka falenderuar kolegun për kontributin e menjëhershëm që dha për të prekurit nga tërmeti.

“Të jemi borxhli si komb që na ke ndihmu”, ka shkruar reperi, ndërsa e ka pranuar se e ka përjetuar shumë përfshirjen në historitë e secilit prej banorëve që ka takuar nga afër. Artistët po kontribuojnë në masë për të ndihmuar me aq sa munden.

ABI.jpg

Article Logic
Execution time: 0.007249116897583