INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 vjeçari u hodh nga kati i 5-të pas tërmetit, Stresi dhe Morena Taraku e bëjnë të lumtur! [FOTO]

10 vjeçari u hodh nga kati i 5-të pas tërmetit, Stresi dhe Morena Taraku e bëjnë të lumtur! [FOTO]

Publikuar më: 19:31 06-12-2019

Morena Taraku ka ardhur në Shqipëri për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti dhe ndihmat e saj s’kanë pasur fund. Ajo së bashku me mikun e saj, reperin Stresi, po ndihmojnë shumë familje të prekura nga tërmeti dhe gjatë këtyre ditëve është vënë re zemra e madhe dhe e mbushur me dashuri që dy artistët kanë.

Ata të dy disa ditë më parë vizituan në spital Alesion, djalin i cili shpëtoi pasi u hodh nga kati i pestë nga frika prej tërmetit. Pasditen e djeshme Morena dhe Stresi e kanë kaluar me të.

Kujtojmë se Alesio Cakoni 10 vjeç ka humbur babanë dhe motrën. 10-vjeçari sipas dajës së tij, u hodh nga kati i pestë i pallatit për të shpëtuar në momentin që ra tërmeti dhe sot fatmirësisht është mirë.

alessio.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0025961399078369