INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloi skandalin e ‘Panama Papers’, ekzekutohet me bombë gazetarja

Zbuloi skandalin e ‘Panama Papers’, ekzekutohet me bombë gazetarja

Publikuar më: 22:02 16-10-2017

Gazetarja që udhëhoqi investigimin e skandalit të njohur si “Panama Papers” dhe lidhjet me korrupsionin në Maltë është vrarë në një atentat me bombë në makinën e saj.
Daphne Caruana Galizia u vra këtë të hënë pranë shtëpisë së saj teksa po udhëtonte me makinën tip “Peugeot 106”. Një shpërthim i fuqishëm me bombë shkatërroi makinën duke i marrë jetën në vend gazetares.
Ajo ishte një blogere e njohur, dhe shkrimet investigative të saj tërhiqnin mijëra lexues e publikoheshin në disa nga mediat më të rëndësishme në Maltë. Politico e quante atë si “gruaja Wikileaks”.
Blogu i saj ishte një gjemb në këmbët e estabishmentit dhe vigurave të errëta të krimit që mbizotërojnë në shtetin më të vogël të Europës, shkruan Newsbomb.al.
Publikimet e fundit të saj treguan për lidhjen e kryeministrit Maltez, Joseph Muscat, dhe dy nga ndihmësit e tij më të afërt, me kompani off-shore, shitjen e pasaportave malteze dhe pagesa të mara nga qeveria e Azerbajxhanit.

Article Logic
Execution time: 0.0042259693145752