INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhet takimi Bushati – Kotzias në Tiranë. 3 orë kokë më kokë

Zbardhet takimi Bushati – Kotzias në Tiranë. 3 orë kokë më kokë

Publikuar më: 16:22 29-03-2018

Shqipëria dhe Greqia nisin zyrtarisht bisedimet për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull mes të dy vendeve. Për këtë qëllim ka mbërritur në Tiranë kreu i diplomacisë greke ministri i jashtëm Nikos Kotzias, i cili ka zhvilluar një takim me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati. Ata qëndruar kokë më kokë për rreth 3 orë ndërsa çështjet delikate, mes tyre dhe ajo e caktimit të kufirit detar kanë qenë pjesë e bisedimeve. Ndërkohë ministria e jashtme ka zbardhur përmes një deklarate për mediat atë çka u bisedua në këtë takim.
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:
“ Ministrat shqyrtuan progresin e shënuar prej takimit të Janarit të mbajtur në Korçë që është materializuar në një sërë zhvillimesh pozitive tashmë të bëra publike nga palët. Bushati dhe Kotzias u dakordësuan për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në muajt e ardhshëm në funksion të avancimit të procesit dhe gjetjes së zgjidhjeve të mirëpranuara për çështjet ende në diskutim.
Përpara takimit me ministrin grek, kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati lajmëroj se po përgatitet një takim i nivelit të lartë mes dy krerëve të qeverive, pa dhënë një datë të saktë për këtë çështje.
Ditmir Bushati:
“Po përgatitet takim Rama Tsipras”
Por pas dhënies së plotfuqishmërisë nga Presidenti Ilir Meta, Ditmir Bushati tha se shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete për disa çështje mes të dy vendeve.
Ditmir Bushati:
“Shumë shpejt rezultate konkrete për çështjet e mbetura pezull”

Article Logic
Execution time: 0.0038919448852539