INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zaev vizitë historike në Kosovë: Do të ketë hetim ndërkombëtar për rastin “Kumanova” [VIDEO]

Zaev vizitë historike në Kosovë: Do të ketë hetim ndërkombëtar për rastin “Kumanova” [VIDEO]

Publikuar më: 12:45 12-12-2017

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, po zhvillon një vizitë historike në Kosovë. Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga Garda Ceremoniale e FSK-së. Pas takimit të dy kryeministrat, Zoran Zaev dhe Ramush Haradinaj kanë dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp. Kreu maqedonas i pyetur për rastin e Kumanovës tha se palët kanë rënë dakord që të zbardhet e gjithë e vërteta me një hetim ndërkombëtar.  Zaev tha se kjo çështje nuk duhet të mbetet si pengesë në marrëdhëniet mes vendeve. “Kjo është një çështje e ndjeshme që nuk e ka provokuar as Zoran Zaev as Ramush Raradinaj. Kjo është një çështje që qytetarët meritojnë ta dinë të vërtetën. Kemi rënë dakord të ketë njëfarë hetimi ndërkombëtar me qëllim që të arrihet e vërteta.  Kjo është në interes edhe të marrëdhënieve tona”tha Zaev.  Kryeministri Maqedonas pohoi se Kosova mund të llogaris mbështetjen nga Maqedonia në të gjitha proceset e integrimit. Edhe Zaev edhe Haradinaj kanë deklaruar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira drejt perspektivës euroatlantike. Haradinaj është ftuar nga homologu i tij maqedonas për një vizitë në Shkup.

Article Logic
Execution time: 0.0048930644989014