INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
“Wonder”, historia prekëse që po bën të gjithë të qajnë pas djaloshit 10-vjeçar

“Wonder”, historia prekëse që po bën të gjithë të qajnë pas djaloshit 10-vjeçar

Publikuar më: 19:12 19-12-2017

Filmi “Wonder”, është një nga prodhimet më të reja kinematografike amerikane, që po merr gjithnjë e më tepër vëmendjen e publikut.

Filmi, me regji të Stephen Chbosky, është një dramë prekëse, bazuar në një roman me të njëjtin emër, misioni i të cilit është përhapja e mirësisë në klasa, shkolla dhe komunitetet në mbarë botën.

Por për çfarë flet ky film kaq i pëlqyer nga audienca ende pa u shfaqur në kinema? “Wonder”, sjell historinë e August Pullman, një fëmijë që vuan nga një deformim në fytyrë.

August ballafaqohet për herë të parë me botën e shkollën, kur fillon klasën e parë. Aktori i vogël që do të luajë këtë rol të rëndësishëm nuk është i panjohur për publikun.

Jacob Tremblay, tashmë 11 vjeç na ka impresionuar të gjithëve me rolin e tij në filmin “Room”. Ai rikthehet në “Wonder”, i transformuar dhe me një përgjegjësi akoma më të madhe. Aktorja Julia Roberts, e cila luan rolin e mamasë së August, është impresionuar nga përshtatja e Jacob me rolin e tij.

67257332b5728b7de9c3c1bb1651c29f.jpgbd92b2f28b004b6b7e62a1a59a99d325.jpgf69cc1f1427edf505a992e27016d658f.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00595211982727
array(1) { ["section"]=> string(82) "wonder-historia-prekese-qe-po-ben-te-gjithe-te-qajne-pas-djaloshit-10-vjecar-45359" }