INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vjen sot në Tiranë, Emeli Sande bie pre e grabitësve

Vjen sot në Tiranë, Emeli Sande bie pre e grabitësve

Publikuar më: 17:11 29-11-2017

Këngëtarja britanike me famë botërore Emeli Sande, që sonte do të jetë në Tiranë, i kanë vjedhur 300 mijë Paund nga llogaria bankare.
Sipas mediave britanike, këngëtarja dhe ish-bashkëshorti i saj ranë pre e një skeme të vjedhjes online. Por, fatmirësisht çështja u zgjidh dhe autoritetet britanike në Londër zbuluan autorin e dyshuar, që është Rasad Salam. Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh, por është zbuluar sot nga mediat.
Ish-bashkëshorti i këngëtares, Adam Gouraguine u vu në shënjestër të hajdutëve, të cilët përdorën të dhënat personale të llogarisë bankare të tij dhe transferuan 300 mijë Paund. Gouraguine vuri re lëvizjen e dyshimtë të parave dhe kontaktoi menjëherë me bankën, shkruan Tv Klan. Autoritetet u vunë në lëvizje dhe zbuluan skemën mashtruese, duke ndaluar vjedhjen e parave.
Këngëtarja Emeli Sande dhe ish-bashkëshorti i saj janë ndarë përpara një viti, por ende kanë një llogari të përbashkët bankare.
Sot u zhvillua seanca gjyqësore ndaj autorit të dyshuar, ku u zbulua se ai kishte vjedhur në total 10 llogari bankare përmes skemave mashtruese. Emeli Sande sonte do të vijë në Tiranë ku do të performojë në aktivitetin e organizuar nga Qeveria dhe Bashkia Tiranë për “Natën e Bardhë”.

Article Logic
Execution time: 0.0039730072021484