INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U bllokuan nga përmbytjet, 4 artistët shqiptarë shpëtohen nga FNSH-ja. Eranda Libohova rrrëfen tmerrin... [FOTO]

U bllokuan nga përmbytjet, 4 artistët shqiptarë shpëtohen nga FNSH-ja. Eranda Libohova rrrëfen tmerrin... [FOTO]

Publikuar më: 00:06 02-12-2017

Që prej ditës së djeshme, Shqipëria po përballet me përmbytje masive në shumë zona, në të cilat janë evakuuar shumë persona. Shumë shtëpi të përmbytura, rrugë të bllokuara, mungesë energjie elektrike dhe fatkeqësisht ka patur dhe viktimima.
Një situatë të jashtëzakonshme kanë patur edhe 4 artistë shqiptarë, pasi Këngëtarja Eranda Libohova së bashku me kolegët Kastriot Tusha, Kejsi Tola dhe violinistin Zeqir Sulkuqi kanë mbetur të bllokuar sot në Fushë-Krujë pasi makina e tyre ka qenë e zhytur në ujë.
Fatmirësisht artistët kanë arritur të shpëtohen nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë të cilët Eranda i ka falenderuar me anë të një postimi në Instagram.
"Si fillim jam shendoshe e mire...Ishim nisur drejt Prishtines per te marre avionin e linjes Prishtine -Zyrih. 12 vjet pa fluturuar vendosa te sfidoj friken...u tremba nga ajri, por uji paskesh qene më keq. Falenderoj FNSH (forcat e nderhyrjes se shpejte) qe me shpetuan jeten mua e kolegeve te mij artiste Kastriot Tusha Kejsi Tola,e Zeqir Sulkuqi... kjo eshte foto me nje nga efektivet e FNSH-se Genti Hyka mbas operacionit te shpetimit ne Fushe –Kruje", shkruan Eranda.

rand.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932