INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Turist në Shqipëri? Më parë njihu me kostot e jetesës...[VIDEO]

Publikuar më: 13:41 17-01-2018

Turistët para së gjithash kur zgjedhin një vend për të vizituar interesohen për çmimet apo thënë ndryshe kostot e jetesës. Traveltables.com ka përpiluar një hartë që tregon se sa do të jetë kostoja e jetesës në vitin 2018 për vendet kudo në botë. Kostoja e jetesës për një vend është përllogaritur sipas çmimeve mesatare botërore.
Sa do t’i kushtonte një të huaji vizita në Shqipëri?
Në fakt lajmet s’janë aspak të mira, pasi vendi ynë rezulton më i shtrenjti në rajon. Tirana renditet në vendin e 186 mes 209 qyteteve që janë marrë në konsideratë. Beogradi është më i lirë se Tirana për një të huaj, në pozicionin e 193. Sarajeva është në vend të 195 dhe Shkupi mbetet më i liri në rajon, por edhe ndër 10 më të lirët në botë, në vendin e 199.
Të dhënat që ka marrë në konsideratë kjo platformë janë çmimet e ushqimeve, restorantet, transporti, shërbimet, veshjet dhe apartamentet, si dhe paga mesatare.
Sipas të dhënave, Shqipëria kategorizohet në grupin e dytë të kostove të jetesës, ku arrin 61% të kostos mesatare botërore. Ndërsa, për shtetet rajonale, të dhënat tregojnë se Maqedonia ka koston e jetesës 55% të kostos mesatare botërore.

Article Logic
Execution time: 0.0034599304199219