INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Toyota prezanton modelin “Camry” për vitin 2018[FOTO/VIDEO]

Toyota prezanton modelin “Camry” për vitin 2018[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 14:34 19-01-2018

Historiku i kompanisë japoneze Toyota starton në vitin 1937 duke mbajtur me krenari emrin e një lideri japonez në tregun ndërkombëtar.

Kompania Toyota mban rekordin e parë botërorë për prodhimin e makinave me një shifër prej 10 milionë makinash të prodhuara brenda vitit.

Me një larmishmëri modelesh për kategoritë, makina luksoze, makina sportive dhe fuoristrada aktualisht marka Toyota ka pushtuar tregun ndërkombëtar.

Toyota ka lancuar së fundmi modelin “Camry”, model i karakterizuar nga linja muskulore dhe sportive duke ruajtur vizonin e një veture luksoze dhe me linja të kromuara që kombinohen me një bisht sportiv elegant.

Modeli “Camry” për vitin 2018 vjen me dy lloje motorësh: me cilindratë 2.5 me 4 pistona me turbo që prodhon 203 kuaj fuqi dhe cilindrata 3.5 me 6 pistona me turbo që gjeneron 301 kuaj fuqi.

Të dy llojet e motorëve shoqërohen me transmision automatik me 8 marsha.

Toyota “Camry” ka një tavan panoramik duke ju dhënë ndjesinë e shijimit të udhëtimeve në maksimum dhe gjithashtu opsionin e marshave automatik me plus, minus mbrapa timonit për të shtuar shpirtin e një vozitjeje plot sfida dhe pasione.

Ky model ka sisteme sigurie si PCS që bën frenim automatik në rastin e kalimit të këmbësore në vijat e bardha, sistemin LDA që e mban veturën brenda korsive gjatë qarkullimit, sistemin AHB që jep mundësine e një ndriçimi të fuqishëm të fenerëve të parëm duke shmangur verbimin për shoferët e tjerë në shkëmbim, sistemin DRCC që rregullon shpejtësinë e automjetit në bazë të densitetit të trafikut.

Për parkimin e sigurt Toyota Camry është e pajisur me sisteme kamerash inteligjente që japin në monitor pamje 360 gradë për pjesën e mbrapse dhe njoftim me sinjal zanor për lëvizjet në parkim, dhe gjithashtu lidhjen me internet me pajisjet smart për ti dhënë makinës komandat bazë.

"Toyota Camry" 2018 vjen me një çmim bazë prej 21.300 euro plus koston për opsionet shtesë për të gjithë të interesuarit.

cgfhnswtr.PNG

awt_e3r4y.PNG

aer_w34.PNG

yu6e56.PNG

swty_w45.PNG

tdyhj_e.PNG

gthe4t5.jpg

gfxha_et.jpg

gh_e35.jpg

aergh_ae.jpg

fhmsry.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828