INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tiranë. Tritol në derën e shtëpisë

Tiranë. Tritol në derën e shtëpisë

Publikuar më: 10:33 01-03-2018

Rikthehen shpërthimet me tritol në kryeqytet. Mësohet se pak pas mesnate është shënuar një shpërthim me eksploziv. Nga të dhënat e para Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40, në rrugën “Shaban Bardhoshi”. Ngjarja e rëndë e shpërthimit të tritolit është shënuar jashtë murit rrethues të banesës së shtetasit K.U.

Nga shpërthimi ku dyshohet lëndë plasëse  nuk ka dëme në njerëz e  as dëme materiale. Dyshohet se mund të jetë vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Edhe pronari i shtëpisë është marrë në pyetje nëse ka konflikt me persona të tjerë.

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387