INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërbohen mediat spanjolle: Shorteu i Champions League është i trukuar!

Tërbohen mediat spanjolle: Shorteu i Champions League është i trukuar!

Publikuar më: 15:42 21-04-2017

Do të jetë derbi madrilen mes Real dhe Atletico në gjysëmfinalen e Champions League, por mediat spanjolle nuk duken aspak të lumtura.

Pas dy derbive në finalet e vitit 2014 dhe 2016, të cilat u fituan nga Real, superndeshja duket se është rezervuar një turn më shpejt se zakonisht. Dhe në rrjet ka shpërthyer menjëherë polemika mbi një shorte të trukuar, ndërkohë që edhe madrilenia “AS” u bashkohet kritikave duke folur për “palline calienti”. Të gjithë kanë vënë nën shënjestër ish sulmuesin uellsian Ian Rush i cili ka tërhequr goglat nga ku është përcaktuar dhe superndeshja. Nën mbikqyrje janë lëvizjet e tij, të konsideruara “të dyshimta”, i cili pasi hapi goglën e Real Madrid shkoi i vendosur në një gogël tjetër, duke lënë pas dore dy të tjerat. Siguri e tepërt sipas komplotistëve, të cilët kanë apeluar menjëherë. Megjithatë spikat fakti se veçanërisht të inatosur janë tifozët e Real, ndërkohë që “colchoneros” të Atleticos duken më të kënaqur që do takohen me kushërinjtë e urryer një turn para finales.

Article Logic
Execution time: 0.0044028759002686