INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Real Madrid mbreti i Europës për të 11-ën herë

Real Madrid mbreti i Europës për të 11-ën herë

Publikuar më: 00:23 29-05-2016

Nuk mjaftuan 120 minuta lojë por u desh të godisnin edhe penalltitë që Real Madrid të kurorëzohej me trofeun e lavdishëm të Champions League. Skuadra e drejtuar nga tekniku Zinedine Zidane, mposhti në finale, ekipin tjetër të Madridit, Atleticon e drejtuar nga Diego Simeone. Ndeshja në stadiumin mitik “San Siro”, ishte e hapur, dhe shumë e luftuar nga të dyja ekipet, ku Atletico kërkoi të fitonte trofeun e parë të saj në historinë e futbollit, ndërsa Galaktikët, synonin të thellonin rekordin e tyre, për të 11-ën herë. Koha e rregullt u mbyll me shifrat 1-1 pas golave të Sergio Ramos dhe Carrasco. Ndërkohë edhe koha shtesë prej 30 minutash përfundoi me shifrat 1-1, teksa në goditjet e penalltive ekipi i Zidane u tregua më i saktë duke i shënuar të pesta goditjet. Ishte mbrojtësi i djathtë Juanfran ai që gaboi për “Los Colchoneros”, ndërsa Cristiano Ronaldo, shënoi të fundit për Realin, duke bërë të festojë i gjithë ekipi dhe tifozët e shumtë që ishin në Milano. I tillë është futbolli, gjysma e qytetit qan, gjysma tjetër feston. Real Madrid shkruan historinë duke fituar trofeun e 11-të në histori. Urime madridista!

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822