INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spektakli që dështoi: Çfarë shkoi keq me Alicia Keys në finalen e Champions League? [VIDEO]

Spektakli që dështoi: Çfarë shkoi keq me Alicia Keys në finalen e Champions League? [VIDEO]

Publikuar më: 10:20 30-05-2016

Një ide e keqe, kështu është cilësuar nga shumë media zgjedhja e Alicia Keys për të performuar në finalen e Champions League ndërmjet Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Pavarësisht një performance shumë të mirë nga ylli i muzikës RnB, portale të ndryshme amerikane theksuan se zgjedhja për të amerikanizuar finalen e së shtunës ishte thjesht e gabuar. Shkak për këtë konsiderohet pritja që i është bërë bukuroshes nga publiku madrilen që kishte pushtuar San Siro-n. Ata thjesht po prisnin të fillonte ndeshja dhe nuk mund t’u bëhej më pak vonë për Alician. Madje as në momentin kur ajo thirri me zë të lartë Madrid (pasi të dy skuadray finaliste ishin madrilene) stadiumi pati një reagim minimal. Duket se një mini-koncert mund të jetë i përshtatshëm në një finale Superbowl apo NBA, por jo në futbollin europian. 

Article Logic
Execution time: 0.003464937210083