INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atletico Madrid është finalisti i parë i Champions League

Atletico Madrid është finalisti i parë i Champions League

Publikuar më: 22:41 03-05-2016

Është përcaktuar ekipi i parë finalist, i kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik për klube, Champions League. Ekipi i Diego Simeones, Atletico Madrid, pas dy gjysmë finaleve të luajtura, me Bayern Munchen, kalon në finalen që do luhet në San Siro.

Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 1-0 për Atletico Madrid, ndërsa në të dytën, fitues ishte Bayern Munchen me golat e Xabi Alonso dhe Lewandowski, të cilët nuk mjaftuan për ta dërguar atë në finalen e Milanos. Golin për të besuarit e Simeones e shënoi i përhershmi Antoine Griezzman, dhe vlente shumë pasi ishte shënuar në fushë kundërshtare, dhe rezultati i përgjithshëm i përballjes mes tyre është 2-2.

Kjo është finalja e dytë në të cilën do të marrë pjesë Atletico Madrid brënda 3 viteve, kujtojmë atë të humbur me ekipin tjetër të Madridit, në vitin 2014.

Article Logic
Execution time: 0.0037648677825928