INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Neuer dhe Torres duken të motivuar para ndeshjes

Neuer dhe Torres duken të motivuar para ndeshjes

Publikuar më: 19:40 03-05-2016

Portieri gjerman i Bayern Munchen, Manuel Neuer bëri thirrje për një “Allianz Arena” të zjarrtë nga tifozët dhe durim prej tyre, që të kapërcejnë pengesën “Atletico Madrid”. Ai thotë se kanë kohë dhe duan t’i bëjnë një dhuratë Guardiolës në vitin e tij të fundit si trajner i Bayern Munich

Manuel Neuer ka vlerësuar edhe portierin e Atletico Madrid, që ka pësuar pak gola: “Oblak është një portier fantastik dhe ka shumë harmoni me mbrojtjen e tij. Atletico Madrid, ashtu si edhe ne, është një ekip shumë i fortë në mbrojtje.”

Sulmuesi spanjoll, Fernando Torres në deklaratën e tij për shtyp, në “Allianz Arena”, para ndeshjes kundër Bayern Munich u shpreh se  “Gjëja më e rëndësishme është se e dimë kush jemi dhe mund të mposhtim këdo. Kjo është një nga pikat tona të forta. Që nga gjysma e sezonit e deri më tani kemi shënuar në pothuajse çdo ndeshje dhe të njëjtën gjë do të përpiqemi ta bëjmë edhe kundër Bayern Munich, në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampioneve. Vlerësim maksimal për rivalin.

Torres gjithashtu  i thur elozhe ekipit të Bayernit duke e konsideruar si ekipin më të mirë me të cilin janë përballur këtë sezon. 

Article Logic
Execution time: 0.0036299228668213