INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biasi konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes Shqipëri- Katar [VIDEO]

De Biasi konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes Shqipëri- Katar [VIDEO]

Publikuar më: 14:38 28-05-2016

Një ditë  përpara ndeshjes Shqipëri – Katar  trajneri Gianni De Biasi do të dalë në konferencë për shtyp. Ajo  do të zhvillohet në orën 17.00 në sallën e zakonshme të Konferencave në kompleksin Sportiv  në Bad Wasterdorf. Trajneri do të flasë në lidhje me ndeshjen e nesërme kundër Katarit. Çfarë pret ai nga kjo ndeshje dhe çfarë do të aplikojë nesër kundër Katarit? Këto dhe shumë pyetje të tjera do të marrin përgjigjie sot pasdite. Menjëherë pas konferencës për shtyp, trajneri do të drejtojë edhe stërvitjen e fundit përpara kësaj ndeshjeje. Kjo do të jetë Konferenca e dytë për shtyp e trajnerit De Biasi që kur ka nisur fushata përgatitore për Finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”. Në konferencë për shtyp pritet të marrin pjesë edhe mediat e huaja të cilat kanë qenë të pranishme këto ditë pranë skuadrës shqiptare.  

Article Logic
Execution time: 0.0034759044647217