INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sonte luhet “El Clasico”, zbuloni formacionet e mundshme të Real Madrid dhe Barcelona [FOTO]

Sonte luhet “El Clasico”, zbuloni formacionet e mundshme të Real Madrid dhe Barcelona [FOTO]

Publikuar më: 13:50 23-04-2017

Sonte e gjithë vëmendja do të përqëndrohet në Madrid!

Real do të luajë në “Santiago Bernabeu” kundër rivalit më të madh, Barcelonës, e cila do të ketë mundësi të kthehet në “luftë” për titullin e “La Ligas”.

Trajneri Zinedine Zidane për këtë takim pritet të luajë me formacionin që luajti ndaj Bayern Munchen në Ligën e Kampionëve.

Gareth Bale nuk pritet të luaj nga fillimi, pavarësisht se është ftuar nga francezi, ndërsa në vend të tij do të luaj Isco. Pjesa tjetër e skuadrës do të jetë ajo që është paraqitur në ndeshjet e fundit.

Trajneri spanjoll, Luis Enrique për këtë takim nuk do të ketë njërin nga lojtarët kryesorë të skuadrës, Neymar, i cili është i pezulluar, por pjesa tjetër e skuadrës do të jetë më e mira, ndërsa në vend të brazilianit do të luaj sulmuesi spanjoll, Paco Alcaser.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 20:45.

Formacionet zyrtare:

 

Article Logic
Execution time: 0.0014588832855225