INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të hënën nxënësit në shkollë pa furgona. Arsyet...[VIDEO]

Publikuar më: 13:56 02-02-2018

Transporti i nxënësve në shkolla në vendin tonë është kthyer në një problem serioz. Pjesa më e madhe e tyre tejmbushen duke rrezikuar dhe jetën e shëndetin e nxënësve. Së fundimi pasiguria është shtuar, pasi janë konstatuar dhe drejtues mjetesh në gjëndje të dehur. Për këtë arsye Ministria e Transportit ka përshkallëzuar masat me gjoba të forta dhe së fundmi ato janë shtuar deri në 100 mijë lekë. Po shoferët e transportit të shkollave nuk janë pajtuar me rritjen e masave drastike duke vendosur të pezullojnë ditën e hënë transportin e nxënësve, me argumentin se janë gjobitur pa të drejtë. Sipas shoferëve, nuk është e vërtetë që ata nuk kanë licensa dhe nuk tejmbushin mjete me nxënës. Kjo situatë është e ngjashme jo vetëm në Tiranë po dhe në zonat të tjera të vendit madje dhe në zonat rurale.

Article Logic
Execution time: 0.0039718151092529