INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Suedia bëhet “mur”, Italia 4 herë kampione mbetet jashtë Botërorit “Rusi 2018”

Suedia bëhet “mur”, Italia 4 herë kampione mbetet jashtë Botërorit “Rusi 2018”

Publikuar më: 23:53 13-11-2017

Pas mungesës së Holandës, një tjetër Kombëtare “big” do të mbetet jashtë Botërorit dhe ajo është Italia. Azzurët nuk ja kanë dalë të marrin një fitore ndaj Suedisë në ndeshjen e kthimit në “San Siro”, ndeshje që përfundoi 0-0 duke vulosur dështimin pas humbjes në ndeshjen e parë me rezultatin 1-0 ndaj Suedisë.
Një rezultat që e nxjerr Italinë nga loja për në Botëror. Kjo është hera e dytë që Italia mbetet jashtë një Botërori, tashmë pas 70 vitesh.
Në “San Siro”, skuadra e drejtuar nga trajneri Ventura nuk ka mundur të gjejë dot golin, edhe pse rastet i ka pasur pa fund. Kandreva, Florenci, por edhe Parolo kanë pasur mundësi të arta për të shënuar.
Një rast i diskutueshëm për suedezët ka qenë momenti kur Barzagli preku topin me dorë në zonë në minutën e 28-të, por gjyqtari kryesor nuk e pa të arsyeshme për të akorduar 11-metërsh.
Grintë, faulla, prekje të topit me dorë, gjithçka pati kjo ndeshje, e cila në fund gëzoi të verdhët e Suedisë.
Për tifozët e Italisë, ky është një zhgënjim dhe nuk dihet nëse kampionati botëror do të jetë më i bukur pa Italinë.

Article Logic
Execution time: 0.0038599967956543