INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot protesta e opozitës, Basha dhe Kryemadhi me parashikime  të ndryshme

Sot protesta e opozitës, Basha dhe Kryemadhi me parashikime të ndryshme

Publikuar më: 09:39 08-06-2019

Konflikti politik duket se ka arritur kulmin pas publikimit të disa përgjimeve për shti-blerje votash. E në një situatë të tillë do të zhvillohet protesta e 8-të kombëtare e opozitës së bashkuar.

Sikundër tubimet e kaluara, protesta e sotme nis në orën 19:00. Ajo do të jetë e vendosur para Kryeministrisë. Marshimi më pas tek Parlamenti është bërë i zakonshëm. Aty ndodhin dhe përplasjet më të forta mes policisë dhe protestuesve.
Si kryetari i PD, Lulzim Basha ashtu dhe Monika Kryemadhi kanë dhënë nga një mesazh lidhur me këtë protestë të sotme.
Ajo që vihet re në dy deklarata e tyre është se ato nuk konvergojnë me njëra-tjetrën.
Në përmbyllje të protestës së 7-të më 2 qershor, kreu i PD Lulzim Basha paralajmëroi përshkallzim të protestës.
“Është hera e fundit që drejtohem me fjalë dhe argumente, koha e fjalëve po mbaron, në protestën e radhës fjalën do ta ketë vetëm sovrani. E gjithë bota e di që ky është një pushtet i marrë nga dhuna e krimit. Ne nuk pranojmë pushtet të marrë me dhunë, harrojeni se do ta mbani pushtetin me dhunë, kthejani sovranit atë që i keni marrë, hapini rrugë zgjedhjeve të lira si e vetmja zgjidhje”, deklaroi Basha.
Ndryshe nga ai kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli për protestë të qetë. Forca e protestës së sotme, sipas Kryemadhit, është pjesëmarrja masive e qytetarëve kundër Edi Ramës.
“Beteja jonë nesër nuk është as me uniformën e policisë, as me godinën e Kryeministrisë dhe as me godinat e shtetit shqiptar. Të mos harrojmë që godina dhe dhuna që ushtrohet ndaj tyre përsëri paguhen me paratë e taksapaguesve tanë. Mos harrojmë që çdo dhunë nuk i jep vlerë protestës, por përkundrazi i jep rolin e viktimës Edi Ramës”, tha dje Kryemadhi. “Vetëm një protestë madhështore ku brenda saj ka të rinj dhe të reja, gra dhe burra, gjyshër që mbajnë prej dore nipërit e tyre, që protestojnë paqësisht, që protestojnë në formën më të bukur që është parë ndonjëherë në Shqipëri, do të jetë goditja më e madhe për fytyrën e krimit të organizuar dhe emrin e krimit të organizuar që është Edi Rama”, deklaroi Kryemadhi.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0085470676422119
    array(1) { ["section"]=> string(76) "sot-protesta-e-opozites-basha-dhe-kryemadhi-me-parashikime-te-ndryshme-95747" }