INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A po nis një ‘luftë e ftohtë’ mes Shqipërisë dhe Kosovës?

A po nis një ‘luftë e ftohtë’ mes Shqipërisë dhe Kosovës?

Publikuar më: 09:07 08-06-2019

Nëse qeveria e Shqipërisë, deri më datën 1 korrik 2018, nuk heq masat e përkohshme tarifore ndaj importeve të Kosovës, konkretisht ndaj patates, birrës, qepës dhe gjithashtu të lehtësojë pagesat nga tarifa e skanimit dhe Rrugës së Kombit, dhe disa certifikuara fitosanitare, Kosova do t’i kthehet reciprocitetit, duke rritur kostot ndaj eksporteve të Shqipërisë në Kosovë. Zv.kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ishte mjaft i acaruar kur tha se ne jemi gati që për 24 orë të plotësojmë të gjitha kërkesat e bizneseve shqiptare për eksport në Kosovë, por pala shqiptare ka 5 vite që po zvarrit bashkëpunimin vetëm në aspektin teorik, pa marrë asnjë masë konkrete.

Berat Rukiqi, kryetari i Dhomës së Tregtisë së Kosovës, tha se prej dhjetë vitesh flitet për pengesat e vëna nga Shqipëria dhe përmirësime nuk ka. “Në asnjë rast, s’ka pasur asnjë grup interesi që kanë penguar një produkt të Shqipërisë të vijë në Kosovë. Nëse dikush nga Shqipëria ka dashur të hyjë në Kosovë, është favorizuar madje. Në gjithë këta sektorë, ne kemi pasur problem të hymë në Shqipëri. Me shumë telashe, për shkak të fuqisë financiare, ndoshta ka depërtuar birra. Ndonjë produkt i ushqimit, por jo në prezencë pa probleme. Edhe te birra sot flasim për barriera, edhe te mielli”, ka thënë ai.
Të njëjtin shqetësim ndau edhe kryetari i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka, i cili pohoi se qeveria e Kosovës ka qenë më e disponueshme për plotësimin e kërkesave të bizneseve shqiptare, ndërsa pala jonë nuk po përparon, ndërsa taksa në Rrugën e Kombit duket se ka rritur më tej kostot për tregtinë ndërmjet dy shteteve të të njëjtit komb.
Ndërkohë që qeveria shqiptare, nëpërmjet ministres së Financave, Anila Denaj, ka premtuar se do të zgjidhë pakënaqësitë e bizneseve nga Kosova, duke përfshirë edhe tarifat e skanimit dhe ato të Rrugës së Kombit, kompanitë koncesionare pranojnë çdo zgjidhje nëse kompensohen nga buxheti i shtetit./Monitor/

Article Logic
Execution time: 0.0033719539642334
array(1) { ["section"]=> string(60) "a-po-nis-nje-lufte-e-ftohte-mes-shqiperise-dhe-kosoves-95742" }