INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha nuk përmbahet: ‘’Rama manipulator dhe kriminel gjakftohtë, shteti i shkrirë në një me krimin’’

Basha nuk përmbahet: ‘’Rama manipulator dhe kriminel gjakftohtë, shteti i shkrirë në një me krimin’’

Publikuar më: 19:32 07-06-2019

Kreu i Partisë Demokratike ka dalë pasditen e sotme në një konferencë për shtyp me gazetarët.

Në fjalën e tij ai i është adresuar ndodhisë së fundit në gazetën gjermane “Bild”, nga ku u publikuan audio përgjimet mes të cilëve të përfshirë zyrtarë të Partisë Socialiste të qarkut Durrës dhe anëtarë të klanit Avdylaj.

Ai u shpreh se sot më shumë se kurrë beteja e Partisë Demokratike kudnër krimit ka marrë përmasa reale:

“Beteja ime dhe e Partisë Demokratike këto 6 vjet ka qenë një betejë e vazhdueshme kundër trafikut të drogës, kundër krimit dhe kundër kapjes së shtetit nga krimi. Ka qenë një beteje të cilën, shumicën e këtyre viteve, unë dhe PD e kemi zhvilluar të vetëm, dhe shpesh herë të sulmuar, akuzuar, përqeshur dhe në nën trysni të jashtëzakonshme. Për shkak të propagandës së shfrenuar, të financuar me dhjetëra miliona euro, zëri ynë është shuar dhe na është dashur të ndërmarrim veprime dhe sakrifica të mëdha për t’u dëgjuar dhe për të çuar përpara betejën tonë. “

Kreu i PD-së më tej shtoi se Edi Rama lidhjet me krimin dhe drogën i ka pasur që kur ka qenë krye të Bashkisë Tiranë dhe se kryeministri ka qenë një lavatriçe për pastrimin e parave të tyra të pista:

“Kriminelët, drogën, krimin në politikë dhe në aleancë me qeverinë nuk i solla unë. I solli personalisht Edi Rama, me një projekt të qartë, të vetëdijshëm, të qëllimshëm dhe të planifikuar. Lidhjet e Edi Ramës me krimin janë shumë më të hershme se sa kur u bë kryeministër. Këto lidhje kanë filluar që në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës dhe e ktheu qytetin në një lavatrice gjigande ku u pastruan për vite paratë e trafiqeve dhe të krimit. “

Basha shtoi më tej se Partia Demokratike është parë gjithnjë në një sy të dyshimtë në kauzat e ngritura, por sot situata ka kthyer:

“Shumë njerëz na kanë marrë për Don Kishotë, por sot don kishotët janë ata që Edi Rama ju dukej artist dhe perëndimor dhe jo ai që është: një kriminel llogaritës dhe manipulator gjakftohtë që ka instaluar në Shqipëri një regjim kriminal.

Kryedemokrati kishte edhe measazh të fortë për qeverinë e krijuar nga Partia Socialiste me në krye Edi Ramën:

Askush nuk duhet të ketë asnjë iluzion. Askush nuk duhet të gënjejë veten asnjë cast. Edi Rama do përdorë çdo pushtet, cdo qindarkë, çdo mundësi për të manipuluar zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe këdo. Ata që mendojnë se Edi Rama mund te kufizohet, mund të refermohet apo mund të emancipohet janë naivë. Edi Rama është i zhytur në krim dhe nuk ka më as fuqinë morale dhe as mendore për të respektuar as standardet më minimale demokratike politike. Edi Rama duhet të ikë”,- shtoi Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0038039684295654