INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skënderbeu mbyll me humbje aventurën europiane, por zbuloni sa shumë para ka fituar ekipi korçar

Skënderbeu mbyll me humbje aventurën europiane, por zbuloni sa shumë para ka fituar ekipi korçar

Publikuar më: 22:17 07-12-2017

Skënderbeu nuk ia ka dalë të marrë pikën e parë në transfertë dhe të mbyllë aventurën europiane në vendin e 3-të. Skuadra e Dajës u mposht në sekondat e fundit të takimit, teksa një goditje nga këndi rezultoi fatale.
Korçarët zbritën në fushë, në një atmosferë fantastikedhe me një stadium që ‘fliste’ shqip. Shumë shqiptarë që jetojnë në Zvicër, kishin zgjedhur të mbështesin skuadrën korçare nga shkallët e stadiumit, ndërsa nuk munguan as thirrjet “Kush s’kërcen nuk është shqiptar!”.
Pjesa e parë ishte e vakët dhe pa shumë ritëm, ndërsa asnjë prej 2 ekipeve nuk arriti të krijojë mundësi të mira shënimi. Te Skënderbeu ndihej mungesa e një sulmuesi me peshë, pasi lojtarët e aktivizuar në atë repart, nuk ishin aspak të harmonizuar në lëvizje.
Në minutën e 51-të, Enis Gavazaj shfrytëzoi më së miri një rrëmujë në zonë dhe kaloi korçarët në avantazh. Skuadra zvicerane reagoi menjëherë dhe gjeti golin e barazimit vetëm 4 minuta më pas. Një krosim në zonë gjeti të pavendosur mirë mbrojtjen e Skënderbeut dhe aty përfitoi Hoarau që ndëshkoi portierin Shehi. Pjesa e dytë duket disi më ritmike, me të 2 skuadrat që shikojnë më shumë drejt sulmit, por gjithsesi mungojnë rastet flagrante. Në minutën e fundit shtesë, zviceranët fitojnë një goditje këndi, që rezulton fatale. Assale kërceu mirë në zonë dhe shënoi golin e dytë për vendasit, duke ndëshkuar skuadrën shqiptare.
Skënderbeu mbyll kështu aventurën në Europa League, duke u renditur në vendin e fundit, me vetëm 5 pikë të grumbulluara. Skuadra e Dajës nuk humbi asnjë takim në “Elbasan Arena”, ku mori 2 barazime dhe një fitore. Kjo është hera e dytë që korçarët arrijnë deri në këtë fazë të Europa Leagues, pas sezonit 2015-2016.

Ekipi i Ilir Dajës nga pjesëmarrja europiane gjatë këtij sezoni ka grumbulluar në total 3.875 milionë euro në total.
TURI 1- €215,000
TURI 2- €225,000
TURI 3- €235,000
KALIMI I FAZËS PLAYOFF- €2,600,000
REZULTATET NË GRUPE- €600,000

Article Logic
Execution time: 0.004054069519043