INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS

Si të dalloni sëmundjet e eshtrave tek fëmijët?[VIDEO]

Publikuar më: 15:02 08-01-2018

Studimet në vendin tonë flasin se një qëndrim jo i përshtatshëm i trupit të nxënësve qoftë nga çantat e rënda, qoftë nga mënyra se si qëndrojnë në banka bën që një pjesë e madhe e tyre të vuajnë nga dhembjet e kokës deri në ato të eshtrave. Madje shumë fëmijë janë diagnostikuar dhe me skoliozë që është sëmundje që zakonisht prek moshat e treta. Mjekët tregojnë disa këshilla praktike se si mundet një prind apo arsimtar të dallojë që fëmija ka probleme me shtyllën kurrizore. Ata thonë se nëse fëmijët kanë probleme me përqendrimin në mësim, lodhen shpejt, ankohen për dhimbje të kokës, për lodhje të syve si dhe qëndrim të papërshtatshëm, atëherë është mirë që fëmija të zhvishet dhe të vlerësohet nga vetë prindi ose edukatori për simetrinë e strukturave. Asimetria e strukturave të gjymtyrëve vihet re më tepër në moshën kur fëmija fillon të hedhë shtat, pra në fillimin e moshës së pubertetit. Kjo asimetri quhet skoliozë idiopatike. Ajo vjen si rezultat i devijimit të aksit të shtyllës kurrizore. Skolioza sjell më vonë një sërë ndryshimesh të tjera, që kanë të bëjnë me muskujt dhe me organet e brendshme. Ndaj kërkohet shumë vëmendje dhe kushtet në shkolla të jenë të përshtatëshme. Bankat duhet te jenë për lartësi trupore nga 112 deri 160 cm, por në shumicën e shkollave janë më të ulta se gjatësia e fëmijës. Ndërsa çantat nuk duhet të jenë më të rënda se 10% e peshës së trupit të fëmijës, por dhe kjo nuk qëndron, pasi ato peshojnë shumë më tepër.

Article Logic
Execution time: 0.0010271072387695
array(1) { ["section"]=> string(52) "si-te-dalloni-semundjet-e-eshtrave-tek-femijet-46940" }