INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA, akuzohej për ngacmim seksual, vetëvritet deputeti

SHBA, akuzohej për ngacmim seksual, vetëvritet deputeti

Publikuar më: 16:18 14-12-2017

Dan Johnson, ligjvënësi republikan i Kentackyt që refuzoi të jepte dorëheqjen pas akuzave për agresion seksual ndaj një 17-vjeçareje, u gjet i vdekur mbrëmjen e së mërkurës. 57-vjeçari, sipas të gjitha gjasave është vetëvrarë duke përdorur një armë zjarri.

Në raportin e publikuar pak kohë më parë ai akuzohej se kishte përdhunuar një adoleshente në bodrumin e shtëpisë së tij në 2013.

Vajza pati denoncuar në polici mbi incidentin por çështja u mbyll.

Deputeti i hodhi poshtë me forcë akuzat, duke i cilësuar si krejtësisht të rreme.

“Vetëm Zoti e di të vërtetën”, shkroi ai në mesazhin e fundit ne Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0038738250732422