INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shakira, ‘mbretëresha’ e YouTube për vitin 2017...

Shakira, ‘mbretëresha’ e YouTube për vitin 2017...

Publikuar më: 23:02 14-01-2018

Këngëtarja kolumbiane, Shakira, ka arritur shifra mbresëlënëse në YouTube, duke u bërë këngëtarja me më shumë shikime në platformën e shpërndarjes së videove për vitin 2017.

40-vjeçarja ka siguruara qindra miliona shikime, duke iu falënderuar hiteve latine, si “Perro Fiel” dhe “Me Enamore”.

Videoklipi i këngës së parë ka kaluar shifrën prej 400 milionë shikimesh në YouTube, ndërsa videoja muzikore e këngës së dytë është shikuar mbi 500 milionë herë.

“Çfarë mënyre e mirë për ta filluar vitin e ri, duke e ditur për gjithë mbështetjen e madhe, që ma keni dhënë!”.

“Ju dua shumë”, ka shkruar këngëtarja kolumbiane më herët në një postim në rrjetet sociale.

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262