INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reshje bore në aksin Elbasan-Korçë, ARRSH thirrje shoferëve: Lëvizni me zinxhirë

Reshje bore në aksin Elbasan-Korçë, ARRSH thirrje shoferëve: Lëvizni me zinxhirë

Publikuar më: 23:32 13-02-2018

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se gjatë orëve të fundit është rritur intensiteti i reshjeve të dëborës përgjatë aksit Elbasan-Korçë.

ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes kanë përqendruar mjetet borëpastruese e hedhëse të kripës bashkë me fadromat duke mbajtur nën kontroll situatën. Kalimi i mjeteve vazhdon normalisht ndërsa është shumë e rëndësishme që drejtuesit të tregohen të kujdesshëm duke reduktuar shpejtësinë, marrë masa për pajisjen me zinxhirë dhe të rrisin përqendrimin gjatë drejtimit të mjetit.

Një tjetër segment në të cilin ka patur gjatë ditës reshje intensive është ai Pukë-Kukës ku po vazhdon ndërhyrja e mjeteve të kompanive nënkontraktore.

Article Logic
Execution time: 0.0043809413909912