INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama i quajti “media kazan”, vjen përgjigja e gazetares italiane të “Le Iene” ndaj kryeministrit [VIDEO]

Rama i quajti “media kazan”, vjen përgjigja e gazetares italiane të “Le Iene” ndaj kryeministrit [VIDEO]

Publikuar më: 23:31 13-11-2017

Disa ditë më parë, emisioni investigativ italian “Le Iene” publikoi një reportazh të veçantë dhe të trishtë njëkohësisht ku pasqyroi vuajtjet e fëmijëve të Bulqizës, të cilët detyrohen të lënë shkollën dhe të punojnë për të siguruar jetesën e tyre duke mbledhur krom.
Por kryeministrit Rama nuk i kanë pëlqyer aspak ato pamje dhe bëri një vizitë në qytetin e Bulqizës e nuk mund të mos hidhte akuza ndaj medias italiane duke i bërë edhe ata pjesë të “kazanit mediatik” për shkak se gënjejnë duke postuar imazhe të vjetra, sipas Ramës.
Por i menjëhershëm ishte reagimi i emisionit “Le Iene” dhe gazetares italiane, Alice Martineli, të cilët i janë përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama. Gazetarja Alice Martinelli, thotë se, fotot i ka bërë në 14 tetor të 2017 dhe se nuk i intereson nëse nuk e besojnë….

Reagimi i gazetares italiane, Alice Martineli:
“Dikush është bezdisur nga shërbimi ynë për fëmijët shqiptarë që mbledhin krom. Edi Rama, kryeministri shqiptar, gjatë një paserele para kamerave thotë se Le Iene është “një program plehrash” dhe na akuzon se kemi realizuar “një reportazh m… me pamje të vjetra, mbi një fenomet që nuk ekziston më”.
I dashur kryeministër Edi Rama, e kuptoj që reportazhi ynë nuk ju ka pëlqyer, por për diçka duhet të jeni i qetë: Është xhiruar midis 14 e 17 tetorit 2017, as një muaj më parë. Nëse pamjet që keni parë nuk ju mjaftojnë (në 90% të tyre shfaqem unë, si mund të jetë shërbim i vjetër?), kemi të gjitha provat që e demonstrojnë: filmime e fotografi me data, kuponë e fatura nga qëndrimi ynë.
Por më thoni, meqënëse mund t’jua demonstrojmë që gjithçka është e vërtetë dhe aktuale, ju tani do të bëni diçka për fëmijët e Bulqizës dhe familjet e tyre? Sepse ne i pamë me sytë tanë teksa mbledhin gurë për t’i shitur më pas me 10 cent kilogrami.
Ashtu siç pamë që, kur bie nata, një pjesë e qytetit është krejtësisht në errësirë. Dhe që kushtet strukturore dhe higjienike të disa shtëpive janë të tmerrshme.
Ju çfarë mendoni të bëni?
Alice Martinelli”.

Article Logic
Execution time: 0.0037429332733154