INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasen 3 automjete në Elbasan, plagoset 26-vjeçarja [FOTO]

Përplasen 3 automjete në Elbasan, plagoset 26-vjeçarja [FOTO]

Publikuar më: 21:05 28-01-2018

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një vajzë e re.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në aksident janë përfshirë tre automjete. Fill pas aksidentit shtetësja me iniciale M.H është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28 janar 2018 në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji janë përplasur tre automjete. Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesja e mjetit me targë AA 132 SR, shtetasja M.H, 26-vjeçe banuese në Elbasan, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

jani_2.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039260387420654