INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Nicki Minaj i that të gjithë botës që është në një lidhje me të, EMINEM bën reagimin më të bukur që mund të keni parë, në mes të koncertit [VIDEO]

Pasi Nicki Minaj i that të gjithë botës që është në një lidhje me të, EMINEM bën reagimin më të bukur që mund të keni parë, në mes të koncertit [VIDEO]

Publikuar më: 18:17 28-05-2018

Jo më kot është mbreti! 

Ka mjaftuar një pyetje e thjeshtë në Twitter për të mësuar lajmin e ditës nga dy reperat më të njohur të momentit, Nicki Minaj dhe Eminem pak ditë më parë.

“Je në një lidhje me Eminemin”, – ishte pyetja e një fanseje për reperen, e cila i është përgjigjur duke pohuar.

Por edhe pse kjo mbeti fillimisht në vazhdën e spekulimeve, me publikimin e këngës më të re, në bashkëpunim me Big Bang, 2Chainz dhe Big Sean, Nicki na shuan të gjitha dyshimet.

Në disa rreshta të këngës, Nicki pranon se Eminem “i është rikthyer vajzës me ngjyrë”. “Uh oh/Back again/Back to back Maybach, stack the M’s/Told em’ I met Slim Shady, bag the M/Once he go black, he’ll be back again”, – thotë në këngë reperja.

Pas lajmit të bujshëm, edhe Eminem ka reaguar mbrëmë gjatë performancës në Boston Calling.

Ai e ka ndërprerë koncertin dhe i është drejtuar Nickit publikisht: "Zemër do të jem në shtëpi sonte."

Fansat filluan të brohorisnin dhe reperi i ka pyetur se sa prej tyre do të donin ta shihnin çiftin të lidhur.

Pas brohoritjeve më të mëdha të publikun, Eminem shtoi:

”Epo, edhe unë. Nicki, në qoftë se e merr këtë mesazh, më shkruaj më vonë, ne duhet të flasim për këtë”.

Article Logic
Execution time: 0.0041389465332031