INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Besi e imitoi në Kënga Magjike, Xhensila ka dy fjalë për t’i thënë [FOTO]

Pasi Besi e imitoi në Kënga Magjike, Xhensila ka dy fjalë për t’i thënë [FOTO]

Publikuar më: 10:45 07-12-2017

Bes Kallaku provoi mbrëmë  një eksperiencë të re, atë të bashkëprezantimit në festivalin ‘Kënga Magjike’.

Aty sigurisht nuk mund të mungonin humori dhe batutat mes tij dhe kolegut Erios Isai. Një moment dyshja e humorit ironizuan edhe  vajzat që postonin papushim foto në Instagram dhe për këtë pjesë Besi mori shembull Xhensilën duke sjellë një rast:

"Xhensila ishte sëmurë para një koncerti: 'Obobo si do këndoj', thoshte ajo. Se si më shkoi në mendje që t’i bëja një foto. Çfarë t'iu tregoj gati po fluturonte. I shkoi direkt temperatura 36", tregonte besi duke shkaktuar të qeshura pa fund në sallë.

65466-640-0-5a286fe6d8178.png

Këngëtarja e ka pritur me mjaft sportivitet dhe këtë e ka treguar me videon e postuar në Instastorie.

"Krenaria ime, lumturia ime", shkruan ajo.

65465-640-0-5a286fe6d7775.jpg

65463-640-0-5a286fe6d67e2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883