INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes, e bënë të lidhur me Albi Nakon, Hueda El Sayed pranon lidhjen e re [FOTO]

Pas ndarjes, e bënë të lidhur me Albi Nakon, Hueda El Sayed pranon lidhjen e re [FOTO]

Publikuar më: 20:53 24-11-2017

Hueyda El Sayed prej disa kohësh është zhvendosur në Tiranë. Ajo ka qenë aktive në shumë prej emisioneve televizive, dhe përpara disa ditëve në mediat rozë u diskutua shumë edhe ndarja e saj nga partneri. Por pas ndarjes, një foto e postuar në Instagram nga ajo, ku shfaqej me Albi Nakon, bëri që shumë media rozë të flisnin për një lidhje të tyre.
Por siç duket, Hueyda ka rigjetur dashurinë dhe këtë e ka pranuar pasi u bënë publike disa foto të saj, teksa shfaqej përkrah një mashkulli të panjohur në Tiranë, artistja vendosi të flasë. E ftuar në emisionin “Lart e poshtë”, pyetur nga moderatori Eraldo Rexho për fotot, Hueyda u përgjigj e habitur duke pranuar lidhjen e re.
“Ku e keni kapur këtë foto?! E keni bërë këtë foto para të hënës. Ai është shoku im, nuk është shqiptar. Dashuria ime e parë dhe shpresoj të jetë e fundit”- ka thënë artistja.

gabr.jpg

gaba.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0044169425964355