INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parashikimi i motit. Priten shtrëngata dhe reshje dëbore

Parashikimi i motit. Priten shtrëngata dhe reshje dëbore

Publikuar më: 17:06 20-03-2018

Rëndohet situata nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës ky mijëra hektarë dhe dhjetëra banesa janë në ujë prej më shuam se 15 ditësh. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes në Qarkun e Shkodrës në total nën ujë janë plot 4216 hektarë tokë. Ndërkohë që prej ditës së djeshme janë evakuuar rreth 50 banorë dhe dhjetëra të tjerë janë transportuar, ndërsa 194 banesa janë nën ujë të bllokuara. Një prioritet i ushtrisë dhe shtabit të emergjencës ka qenë dhe evakuimi i bagëtive. Duke parë situatën e rënduar në këtë qark, për t’ju ardhur në ndihmë forcave të Ushtrisë kanë shkuar përforcime nga Tirana, ku janë dërguar dhe 6 mjete të tjera të kalueshmërisë së lartë. Ndërkohë sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes qarku i Shkodrës është i vetmi që sot shfaq probleme të mëdha nga përmbytjet.
Por sipas parashikimit të motit situata nuk paraqitet favorizuese për këtë zona. Sipas të dhënave të publikuar nga Instituti i Gjeoshkencave priten reshje të dendura gjatë mbrëmjes së ditës së sotme por dhe paraditen e së mërkurës. Reshjet do të prekin disa qarqe dhe më të intensive ato do të jenë në Shkodër dhe në Kukës. Vendi do të përfshihet edhe nga temperatura të ulëta, çka do të rikthejë dhe reshjet e dëborës në zonat malore të vendit.
Instituti i Gjeoshkencave:
“Në shumicën e qarqeve në disa raste do të shoqërohen me shtrëngata. Reshjet priten më të dendura gjatë darkës së ditës së sotme dhe orëve të para të ditës së nesërme. Priten edhe reshje në formë dëbore në zonat malore, që në Veri do të zbresin deri në 300m, ndërsa në Jug deri në 900 m mbi nivelin e detit, kryesisht nesër”.
Reshjet e shiut do të rrisin rrezikun e përmbytjeve, veçanërisht në qarkun e Shkodrës, ku niveli i prirjeve të lumenjve pritet të jetë në nivele të larta.

Article Logic
Execution time: 0.0041599273681641