INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panuçi na surprizon sërish, fton një talent 18 vjeçar në Kombëtare

Panuçi na surprizon sërish, fton një talent 18 vjeçar në Kombëtare

Publikuar më: 19:52 20-01-2018

Pas Kamer Qakës dhe Astrit Ajdareviç, futbollisti i radhës që do veshë fanellën e Kombëtares shqiptare, është sulmuesi 18-vjeçar i Genkut në Belgjikë, Edon Zhegrova.

Trajneri Kristian Panuçi po planifikon ta ftojë talentin shqiptar, për ndeshjen me Norvegjinë që luhet në mars. Ka qenë vetë futbollisti që ka konfirmuar gjithçka.

Për “gazetablic.com”, ai u shpreh:

“Kam marrë ftesë zyrtare nga Kombëtarja A e Shqipërisë për ndeshjen përballë Norvegjisë dhe jam shumë i lumtur për këtë. Nga përfaqësuesja A e Kosovës akoma nuk kam marrë as edhe një ftesë, përveç përfaqësueses U21. Këto ditë do të vendos për cilin shtet do të luaj”,  deklaron Zhegrova.

edon-zhegrova.jpgpanu.png

Article Logic
Execution time: 0.0039699077606201