INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pacolli kritika Shqipërisë: Nuk jam i lumtur, nuk ka bërë sa duhet për njohjen e pavarësisë

Pacolli kritika Shqipërisë: Nuk jam i lumtur, nuk ka bërë sa duhet për njohjen e pavarësisë

Publikuar më: 17:39 16-12-2017

Kreu i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli gjatë një interviste për Radio Televizionin Publik në Kosovë u shpreh se është duke përdorur pa kursim çdo potencial të mundshëm për njohjen e Kosovës,përfshirë dhe ato private.

Por ai shprehu edhe kritika për Shqipërinë duke theksuar se nuk ka bërë aq sa duhet në aspektin e lobimit.

“Unë nuk jam i lumtur me disa njerëz të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, por me shumicën e tyre jam shumë i lumtur. Është dashur që të ketë shumë më tepër energji, për arsye se ata janë të lirë, ata janë vend sovran dhe mund të kërkojnë sa më tepër, kudo që janë në favor të Kosovës. E di se ata kryejnë punë diplomatike të vetat, por unë u jap një rekomandim, që edhe më tepër të punojnë për Kosovën”, tha Pacolli.

Ministri i Jashtëm kosovar kujtoi gjithsesi se, gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar as sukseset, e shtoi se njohja që Madagaskari i bëri Kosovës e zhgënjeu pa masë kryediplomatin serb Ivica Daçiç.

Article Logic
Execution time: 0.0039000511169434