INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse po prisnit të konfirmonte shtatzëninë, Kylie Jenner sapo na bëri lëmsh me këto FOTO

Nëse po prisnit të konfirmonte shtatzëninë, Kylie Jenner sapo na bëri lëmsh me këto FOTO

Publikuar më: 00:59 11-01-2018

Që familja Kardashian do të zgjerohet e kemi marrë vesh prej fotove në rrjetet sociale, por nësë Kylie është shtatzënë ka qenë një pikëpyetje e madhe. Nuk ka patur asnjë konfirmim nga familja më e famshme në botë, madje para disa ditësh, partneri i Kylie Jenner, Travis Scott u shpreh se këto janë thjesht aludime. Gjatë gjithë kësaj kohë, fansat e Kylie janë “abonuar” te profili i saj për të parë ndonjë të re, por për fat të keq nuk kanë zbuluar gjë.

Mirëpo me fotot e fundit ajo na a bërë lëmsh të gjithëve.

Ajo ka publikuar foto nga reklama që po bën bashkë me motrën e saj dhe vetëm bark të rrumbullakët që nuk shohim. Për më tepër dallohet mjaft mirë një kurse i cili është i ngjitur pas trupit dhe nxjerr në pah format seksi të saj.

Fansat kanë vërshuar në komente dhe ka nga ata që mendojnë se ajo ka lindur dhe thjesht po fsheh barkun me kursen që ka veshur, dhe ka nga ata të tjerë që mendojnë se Kylie nuk ka qënë kurrë shtatzënë. Media të ndryshme të huaja kanë hedhur hipotezën se fotot mund të jenë bërë disa kohë më përpara dhe kanë vendosur që ti publikojnë tani.

Kylie, nëse qëllimi yt ishte të na bëjë të gjithëve konfuzë, të lumtë, ia dole!  

collagekl.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038819313049316