INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshon faqja e Presidencës. Shihni pamjen që i dha Ilir Meta sot [FOTO]

Ndryshon faqja e Presidencës. Shihni pamjen që i dha Ilir Meta sot [FOTO]

Publikuar më: 12:50 12-01-2018

Ndarja e parakohshme të artistit të mirënjohur Rexhep Çeliku, mjeshtrit të madh të skenës së Ansamblit Shtetëror, vetëm 4 ditë nga nderimi që i bëri Presidenti Ilir Meta, ka sjellë dhe ndryshimin e faqes zyrtare të presidencës në internet. Në nder të artistit të madh, Ilir Meta ka vendosur fotografinë e artistit të madh Rexhep Çeliku në pamje të parë të faqes së presidencës. Ndërsa këtë veprim presidenti thotë se e bën në nder të figurës së valltarit të njohur.
Ilir Meta:
“IN Memoriam
Presidenti Meta nderon figurën e Rexhep Çelikut duke vendosur foton e valltarit të njohur në faqen zyrtare të Institucionit të Presidencës”.

faqja_e_presidences.jpg

 

Më herët në mesazhin e ngushëllimit Ilir Meta vlerësoi lart figurën e Rexhep Çelikut.
Ilir Meta:
“Me dhimbje të thellë mësova lajmin drithërues të ndarjes së parakohshme nga jeta të Rexhep Çelikut, emblemës së valles dhe traditës sonë kulturore, mjeshtrit të madh të skenës së Ansamblit tonë Shtetëror, të papërsëritshmit të kërcimit tonë popullor, njeriut fisnik e atdhetar, frymëzimit të spikatur të brezave të artistëve të rinj.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, njerëzve të tij të dashur e kolegëve për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme”.

Article Logic
Execution time: 0.0038797855377197