INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mercedes Benz prezanton modelin “G-class” për vitin 2018[FOTO/VIDEO]

Mercedes Benz prezanton modelin “G-class” për vitin 2018[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 14:45 23-01-2018

Me misionin për të sfiduar terrenet në 6 kontinente, evolucioni 39-vjeçar i modelit “G-class” i kompanisë Mercedes Benz, duket se është gjithmonë i përkushtuar për të kapur majat e botës së automobilave.

Nga ndriçimi i tij me formën klasike të drejtë tek kalimi në një ndriçim të avancuar, hijeshia e këtij modeli duket se do të mbetet gjithmonë e pa ngatërueshme.

Mercedes Benz “G-class” i prezantuar në sallonin e Detroit është ndërtuar mbi konceptet për të sfiduar çdo hapësirë të sipërfaqes tokësore me aftësitë e një fuoristrade me një sistem të pakrahasueshëm amortizimi të përbërë prej amortizatorëve, sustave dhe balestra tejet rezistente.

Trupi i fortë prej çeliku të galvanizuar dhe tërësia elementeve super luksoze kërkojnë një kohëzgjatje prej 40 orësh punësh intensive dhe duarsh të regjura nga eksperienca që një “bishë” e tillë të jetë gati për të dalë në rrugë.

Përsa i përket brendësisë së automjetit, modeli “G-class” ju jep mundësinë të zgjidhni në shumëllojshmërinë e ngjyrave, ndërmjet 6 lëkurave të qepura me mjeshtëri të kombinuara me linjat e modeleve nga drurët më të mirë ose me fibrat e karbonit.

Mercedes Benz “G-class”, ka ruajtur linjat e paradhëse të tij përsa i përket formës katrore tipike të këtij modeli, ndërsa detajet që bien në sy janë fenerët e parëm me drita led të theksuara në komplet linjën rrumbullake që karakterizon fenerët e përparëm.

Sistemi i fuqishëm (ETS) i katër rrotave aktive i jep motorit rrugën e lirë të shpërndarjes së fuqisë në të katërt gomat duke i dhënë një stabilitet të lartë dhe duke shmangur rrëshkitjet në rrugët me lagështirë dhe dëborë duke ju dhënë luksin që ta ngisni pa probleme këtë fuoristradë edhe në pjerësinë prej 35 gradësh.

Përsa i përket sistemeve teknologjike, sistemi “Active Distance Assist DISTRONIC” nëpërmjet radarëve të automjetit kontrollon dhe ruan shpejtësinë e automjetit në bazë të qarkullimit rrugorë, sistemet “Blind Spot Assist” dhe ”Active Parking Assist” ndihmojnë në manovrat e parakalimit, ndryshimin e korsive dhe parkimin e automjetit ndërsa sistemet Apple CarPlay dhe Android Auto ju krijojnë mundësinë e ndërlidhjes me pajisjet tuaja teknologjike.

Modeli “G-class” për motorët me naftë ka prerjen 350, me cilindratë 3.0 me tre pistona me turbo me 245 kuaj fuqi ndërsa për motorët me benzinë ka versionin 550 me cilindratë 4.0 me 8 pistona me turboçarxher që gjeneron 416 kuaj fuqi, versionin 6.3 AMG me cilindatë 5.5 me dy turbo dhe572 kuaj fuqi dhe versionin 6.5 AMG me cilindratë 6.0 me dy turbo, 12 pistona dhe 621 kuaj fuqi. Përsa i përket transmisionit ky model ka kambio automatike me 7 raporte dhe një sistem audio prej 593 vatësh.

Çmimi fillestar për Mercedes Benz G-class është 90 mijë euro plus koston për opsionet shtesë.

dtyh_4w.jpg

5wty_w45.jpg

sdg_w45.jpg

w5y_w45.jpg

strg_w45.jpg

ryw345.jpg

srtg_0q34.jpg

sg_w45.jpg

erg_j0q34.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003978967666626